Kryefjala Logo

Einxhel reagon pas akuzave te Rudina Dembacaj per kopjimin e idese!

10 Mars, 2022 | 11:33 am

E ftuar në Pardon My French me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, Einxhel ka folur edhe per akuzat qe i beri Rudina Dembacaj, per kopjimin e idese per te ndihmuar me shkollim vajzat ne nevoje.

“Ideja kryesore është ndihma ndaj vajzave që duan të shkollohen. Kjo është kauza ime, kryesisht për vajzat dhe në jetën e përditshme jam e tillë, prekem nëse cënohet pjesa e feminizmit tim. Këtë nuk e bëj se dua të tregohem heroinë, por sepse më prek. Ideja kryesore dihet, ne nuk jemi ulur për detajet ende. Duhen ndjekur rastet, ka shumë punë para se ti të startosh projektin televiziv.

Nëse dikush tjetër do kishte ngritur zërin, do kishte bërë sakrificë ngujimi në Big Brother, vetëm do e duartokisja që është dhe dikush tjetër si unë. Nuk mendoj se ka rëndësi kush e ka patur idenë e para, e dyta apo e treta… Unë e kam treguar mjaftueshëm që truri më buron ide dhe nuk hyj te njerëzit që kam nevojë të vjedh ide,” tha Einxhel në Top Albania Radio.

Të ngjashme