Kryefjala Logo

Ish konkurrenti i Perputhen arrestohet per shfrytezim prostitucioni

8 Mars, 2022 | 3:50 pm

 

830D5C48 0352 41D6 823D E49530EB86E4
Burime për ABC, bëjnë të ditur se eshte arrestuari Alban Dyrmishi, ish-konkurrent i emisionit “PërPuthen”.

Ndaj Dyrmishit rëndojnë dy akuza, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ai raportohet se pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.

Por përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Të ngjashme