Debat mes Arjan Konomit dhe Lauretes: Na hapet barkun!

5 muaj më parë

Një debat te madh pati, këtë të shtunë në PërPuthen Prime mes opinionistit, Arjan Konomi dhe njërës nga konkurenteve, Lauretës.

Ajo akuzoi Arjanin se gjithë komentet e tij vijnë si pasojë e objektivitetit dhe prej faktit se ai nuk ka ndjenja.

“Unë mendoj që ty të ka vdekur ndjenja dhe nuk i sheh më me ndjenja gjërat. Vetëm i bën një analizë,” tha Laureta ndërsa Arjani reagoi i revoltuar.

Ndërkohë pak para debatit, Laureta u ul në një takim sqarues me Melikun, pas të cilit ky i fundit la studion sepse nuk donte ta vazhdonte më rrugëtimin duke qenë se dhe marrëdhënia me Lauretën nuk po merrte sqarim.

Kujtojmë se gjatë debatit, Arjani përdori frazën “na hapët barkun që të dy”, që me siguri nxiti dhe debatin e ashpër në studio.

Të ngjashme