Ka borxh 21 mije €, flet Fisnik Syla: Eshte shantazh!

7 muaj më parë

Diteve te fundit ne rrjet kane qarkulluar video nga telefonata te regjistruara ku Fisnik Syla dhe Fjolla Morina akuzohen per mashtrim dhe se i kane borxh 21.000 euro nje agjensie turistike qe u pagoi udhetimin ne Maldive.

I ftuar ne Abc E Mengjesit me Alban Musen ai ka treguar versionin e tij te ngjarjes.

“Bëhet fjalë për diçka tjetër që nuk jam në dijeni dhe vetë. Është gjithçka një shpifje që është kundër meje, një shantazh dhe vetë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Ne i themi si majë haraçi. Kam boll ku me bërë humanizëm dhe jo atyre njerëzve që dalin të maskuar në video dhe nuk tregojnë as fytyrën. Burri që është burrë nuk del me maska, por del tamam si burrë dhe flet.

Nuk e njoh aspak as nuk e di se çfarë agjencie është. Jam konsultuar dhe me avokatin tim, sot dorëzova kallëzimin penal për shkelje të privatësisë.“, tha ai.

 

Të ngjashme