Jonida Vokshi rrefen momentin me te veshtire ne serialin e Ermal Mamaqit

11 muaj më parë

Mbremjen e djeshme ne Pardon my French ne Top Albania Radio nga Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishte e ftuar Jonida Vokshi.

Jonida ka rrefyer eksperiencen e saj ne serialin e Ermal Mamaqit “H.O.T”. Jonida ka rrefyer se skena e Klea Hutes dhe Ermal Mamaqit ka qene aq e ndjere sa ajo ka qare vertete.

“Ka një të vërtetë kur je pjesë e një projekti. Në fillim kur kam lexuar skenarin nuk ka qenë dashuri me shikim të parë. Jo se nuk më ka pëlqyer, por kam dashur të shtoj pak nga vetja, më vinte inat që ishte aq budallaçkë. Nuk e kuptoja që po hyja te personazhi. Fillova u dashurova me personazhin. Kur pata skenën me Klean me Ermalin, është shumë e rëndë si skenë. Unë e dëgjoja Ermalin dhe mu mblodh një lëmsh. Vura veten në personazh dhe shpërtheva. Dridhesha e tëra, ishte një skenë e vështirë. Ti e humb sensin. Nuk e di çfarë nuk më pëlqen. Kritikat më të mëdha i kisha për veten.”- ka perfunduar Vokshi.

Të ngjashme