Kryefjala Logo

“Nuk të ula prestigjin si zonje shtëpie”, Shpërthen debati mes Arbana Osmanit dhe Fjoralba Ponarit!

19 Janar, 2022 | 10:27 pm

Në puntatën e së premtes në shtëpinë e BB VIP janë futur moderatoret Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca për të surprizuar mikeshën e tyre Einxhelin.

Ato janë pyetur sesi e shohin lidhjen e saj me Dagz, për të cilën Fjoralba e ka këshilluar se vec saj duhet të ketë parasysh qëllimin për të cilin është futur: lojën!

Kjo këshillë duket se nuk i pëlqeu aspak moderatores Arbana Osmani, e cila bëri një reagim nervoz dhe u kërkoi të largoheshin nga shtëpia.

Kjo gjë komentua në rrjet si një veprim i nxituar nga ana e Arbanës, duke qenë se Fjoralba nuk dha asnjë informacion nga jashtë, aq më tepër në një moment që Elgit Doda kishte biseduar në vesh me Donaldin pa u shqetësuar nga askush.

Por duket se nuk ka mbaruar këtu, burime pranë produksionit të BB VIP bëjnë me dije për Kryefjala.com se ditën e sotme ka shpërthyer një debat i ashpër mes Fjoralbës dhe Arbanës në ambientet e TCH.

Arbana është shprehur se Fjoralba i ka dhënë informacion nga jashtë duke e trajtuar Einxhel si një lojtare të dobët,ndonse moderatorja e Portokalli është shprehur se nuk tha asgjë që mund të ndikonte në lojën e saj.
“Nëse do ti thoja që s’më pëlqen Dagz, kjo do të ndikonte në lojë”- i ka thënë Fjoralba Arbanës, e cila këtë e ka quajtur si një opinion dhe jo ndikim.
Që në fakt po ta mendosh thellë ky është një super ndikim nëse do të ndodhte, por Fjoralba nuk e ka thënë dicka të tillë në momentin që arrin të kuptojë se shoqja e saj e dashuruar.

Ndonse lart e poshtë po përflitet se debati është mbyllur me falje nga ana e Fjoralbës kundrejt Arbanës, kjo nuk është aspak e vërtetë! Të njëjtat burime bëjnë me dije se Fjoralba i ka qëndruar deri në fund mendimit të saj duke mos hezituar asnjë moment së treguari se asgjë nuk ishte ashtu sic u transformua nga Arbana!

Madje Fjoralba i ka kërkuar Arbanës që produksioni e veçanërisht ajo tu kërkojë falje për mungesë etike profesionale, ku dhe është shprehur se nuk i ka kthyer përgjigje vetëm për të mos i ulur prestigjin si zonjë shtëpie.

Të ngjashme