Kryefjala Logo

Intervista e Arbanes nga Donaldi! Arbana: Nuk kam qene kokete dhe kam patur veshtiresi ne fillimet e mia

1 Janar, 2022 | 10:43 pm

Donaldi mbremjen e sotme ka lene shtepine e BB VIP per te shkuar ne studio dhe per te marre intervisten e shume kerkuar Me Arbana Osmanin.

Fillimisht ai e ka pyetur per femijerine, ku Arbana ka treguar se ka kaluar femijerine mes Maqellares dhe Bulqizes ku jetonin gjyshet e saj.

“Ato kane qene te apasionuara pas gatimit dhe besoj se kete dashuri per gatimin e kam nga femijeria.”

Me tej Donaldi e ka pyetur per veshtiresite ne fillimet e karrieres te saj.

”Kam filluar pune ne 1999 ne TAR dhe per nje vajze si une qe pak kishte qe kishte ardhur nga nje rreth si Mati, nuk ka qene e lehte. Kam fituar nje audicion mes 300 njerezve pastaj ska qene e lehte se isha prezantuesja atipike qe ishin mesuar shqiptaret nuk isha ajo vajza koket, elegante qe i rrinin rrobat bukur dhe rrinte perkrah nje mashkulli, por doja hapesiren time te isha vetem. Jam gjykuar ne prezantimet e mia te para por me ne fund e gjeta dhe une vendin tim”- ka thene Arbana.

-Cila ka qene suksesi yt?

“Para ca kohesh duke ndjekur ligjeratat e Ted Talk, dhe ishte e sekreti im i lumturise: te paturit marredhenie te bukura te shendosha e te mira. Perpiqem te kem marredhenie te mira, te jem e drejte dhe te jap dashuri. E ti shoh te gjithe ne sy sido qe te vijne gjerat.”

-Ku e gjen forcen kur ndihesh e dobet.

”E gjej tek njerezit e mi me te dashur tek Edi, mami babi femijet, tek njerezit qe mua me frymezojne. Kur kam patur periudhat e errta qe nuk i kam ndare me shikuesit i kam ndare me psikologet, kam kerkuar ndihme kur kam patur nevoje”.

-Cfare te pelqeu tek Eduardi?

”Cfare nuk te pelqen tek Eduardi, u pelqen te gjitheve. Eshte njeri i rralle, fantasik nuk ka asgje qe sme pelqen tek Eduardi.

Me tej ajo ka treguar per kritikat qe i ben Edi dhe ai mendon se eshte shume e parregullt, shume neglizhente, mund te evitoja gjobat qe paguan ai.

Cili mendon se do ta fitonte BB VIp mes Edit dhe Arbanes, ka qene pyetja e radhes qe ka shkaktuar te qeshura dhe eshte vendosur paksa suspanc.

”Mendoj se jam shume e lezetshme por do te doja ta fitonte ai.

Pyetja e radhes nga Donaldi ishte se Arbana flet per grupime ne Bb, por me cilin grup eshte ajo.

E vene ne siklet: Une jam me grupin e produksionit! Ka thene ajo

Teksa Donaldi i ka thene se nese do te kishte me shume kohe do i mbushte mendjen te ishte me grupin e tij.

Të ngjashme