Kryefjala Logo

Pas humbjes se Hueydas flet per here te pare bashkeshorti i saj: Gabrieli eshte me i forte se une!

27 Dhjetor, 2021 | 11:56 am

Diten e sotme bashkeshorti i Hueyda El Said ka dhene nje interviste ne emisionin “Abc e Mengjesit” Ai ka rrefyer se ka qene zgjedhja e Hueydes qe ta luftonte semundjen pa e bere publike pasi nuk donte keqardhje.

“Mesuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Huejdës ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme”, tregoi Thierry.

I prekur, ai tregoi se i biri, Gabrieli, ka ditur dhe ka kuptuar gjithçka.

“Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. Ne i flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte”, u shpreh i përlotur Thierry për “ABC e Mëngjesit”.

Megjithatë, ai shtoi se Gabrieli ishte edhe më i fortë se ai, ndonëse e gjithë situata është një makth.

“Është sërish një makth këtu nga ana ime. Por do të qendroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë. Duhet të qendrojmë të fortë për Hueydën”, tha ai.

Të ngjashme