Robert Aliaj thumbon “Love Story”: Djali im nuk do ta gjejë partneren në program, ai është më i thellë

5 muaj më parë

 

Robert Aliajn e kemi parë shpesh në programe shqiptare por për herë të në Love Story, pamë edhe djalin e tij Kristin. Kjo është hera e parë që ai merr pjesë në një program shqiptar dhe mesa duket babai i tij nuk ka qenë aspak dakort.

“Unë nuk kam qenë dakort që Kristi të merrte pjesë në Love Story. Ai është më i thellë, mirëpo
Kristi duke qenë se është “mostër” i pëlqen të bëjë eksperimente sociale, i pëlqen të kuptojë si funksionojnë njerëzit në Shqipëri dhe nuk e di nëse ata aty do ta kuptojnë që ai është në linjën e eksperimentimit, tha Roberti gjatë një interviste për Jonida’s Room.
Roberti ka pohuar gjithashtu se djali i tij nuk do ta gjejë partneren e tij ideale në “Love Story”.
“Nuk përjashtohet por se besoj që do ta gjejë aty. Kristi është shumë special ka modele femërore që nuk korrespondon aty”, është shprehur Roberti.

 

Të ngjashme