Showbiz
Fifi habit me deklaraten: Dua dike, por s’mund te jem me te!
4 Nëntor, 2021 | 5:28 pm
Fifi se fundmi në një bisedë me aktoren Arjola Demiri ka folur për dashurinë jashtë BBV duke e konsideruar si pikën e dobët.
Krijuesja e hitit “Zhurmë” theksoi se nuk mund të jetë me të, përkundër se është njeriu që e kupton në çdo aspekt.
“Më ke thënë që e pëlqen shumë”, ka nisur biseda mes dy artisteve nga Arjola teksa Fifi ka vazhduar të tregoj për atë që ndjen.
“Nuk mundem me qenë me të. Unë nuk e pëlqej atë, unë e dua. Ai është pika ime e dobët në jetë. Si flas me të, si rri me të, si sillet me mua, si më ruan. Vetëm njëherë jemi përlarë”, u shpreh Fifi.
“Vetëm ai di si të më sfidojë në çdo aspekt. Ai është tamam burrë. Unë ia dua edhe defektet. Ai njeri është motiv. Unë nuk mundem me qenë me të”, vazhdoi më tej 27-vjeçarja.