Kryefjala Logo

Atdheu shpjegon arsyen e heqjes nga Instagrami te Bores

22 Tetor, 2021 | 11:38 am

Tema Bora Atdhe vazhdon te diskutohet ende ndonse konkurrenti i ka dhene te gjithe shpjegimet. I ftuar ne D-Night nga Dajana Shabani ai eshte pyetur sesi qendron e verteta e heqjes se Bores nga Instagrami.

“E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për t’i mbyll këto njëherë e mirë. Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme”, tha Atdheu, që mohoi sërish se mes tyre ka diçka.

Madje ai tha se as shokë nuk janë, vetëm janë njohur në program dhe kaq.

Pjesë e shkëputur nga intervista

Dajana: Janë thashetheme që ke pasur një marrëdhënie me Bora Zemanin. Po apo jo ?

Atdheu: Jo, nuk është e vërtetë.

Dajana: Thjesht një marrëdhënie miqësore ?

Atdheu: S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë?

Dajana: Keni pasur ndonjë konflikt që jeni larguar? Jeni hequr nga rrjetet sociale.

Atdheu: E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë.

Dajana: E kuptoj!

Atdheu: Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme.

Të flasin dhe 2-3 herë të mbyllet si muhabet. Me siguri është lodhur dhe ajo, por jam lodhur dhe unë.

Edhe me këtë deklaratë të dhënë për emision e D-Night Atdheu sqaroi dhe mbylli gojët e liga në lidhje me këtë histori.

Të ngjashme