Kryefjala Logo

Iliri acarohet me Donaldin: Doli legen!

20 Tetor, 2021 | 1:59 pm

Debati i kësaj jave, mes Semit dhe Ilirit, ku nuk kanë munguar as ofendimet, është diskutuar edhe në puntatën e mbrëmshme të “Big Brother VIP”. Pas gjestit të Semit, që i drejtoi gishtin e mesit, Iliri nuk e ka pranuar as kërkesën për falje të saj.

Këngëtarja dhe miku i saj, Donald Veshaj, akuzuan balerinin se ai e kishte tepruar disa herë me batutat kunddrejt saj, madje ka patur edhe shikime seksuale.

Ilirit nuk i “doli inati” me Donaldin, për të cilin u shpreh se e kishte konsideruar shok, por gjërat kishin ndryshuar.

“Unë atë e kam njohur pak më herët. Këtu në shtëpi e kam konsideruar shok, por doli legen. T’i bëjnë strategjitë, por jo me legenizma. Unë kam familje. E kërkoi faljen me ironi”- u shpreh Iliri.

Të ngjashme