Kryefjala Logo

Xhensila Myrtezaj ben rrefimin prekes: 2 muaj jetova me friken se isha prekur nga kanceri i gjirit

18 Tetor, 2021 | 9:39 am

Kengetarja Xhensila Myrtezaj ka rrefyer disa te pathene, pikerisht keto dite te muajit tetor ku te gjithe njerezit sensibilizohen me luften e vajzave dhe grave kundrejt kancerit te gjirit. Ne nje postim ne Instagram kengetarja ka thene:
“Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rrjesht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim. 
Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”,tregon Xhensila, e prekur.

Ajo tregon se pas atij momenti, bën check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj, duke i sugjeruar të gjitha vajzave dhe grave, që të bëjnë po të njëjtën gjë. Në fund të videos, ajo iu bën thirrje të gjitha ndjekëseve të saj, që të kontrollohen, dhe të gjitha atyre që vujnë nga kjo sëmundje, që të gjejnë forcën brenda tyre për të luftuar.

7FF19159 26C4 4A53 9770 F3A7B5913901

Të ngjashme