Kryefjala Logo

Bora reagon per here te pare per marredhenien e Semit me Donaldin!

17 Tetor, 2021 | 6:24 pm

Diten e sotme pas shume aludimesh dhe reagimesh ne rrjet per Boren Donaldin dhe marredhenien e tij me Semin, ka reaguar vete moderatorja. Ajo ka reaguar nepermjet disa postimeve ne story ku shkruan:

”Më duhet t’i pergjigjem absurditetit që po ndodh! Sado të përpiqem të jem indiferente siç bëj gjithmonë, e kam të pamundur kur shoh që përmendet emri im çdo ditë, me lajme, thashetheme e të folura pa takt. Kam punuar me përulësi që 16 vjeç dhe pa dashur kurrë të fitoj në publik vëmendje të pamerituar. Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl, duke ndenjur e duke u marrë me llafe. Në fakt kam dashur ta meritoj vëmendjen vetëm përmes punës sime dhe kurrë prej jetës personale.”

Sa i përket afrimitetit të Donaldit dhe Semit, moderatorja shkruan se kjo eksperiencë nuk i takon asaj, por atyre të dyve. Megjithatë, ajo shkruan se nuk ka dyshuar në asnjë moment se shoqja e saj mund të ketë pëlqim për aktorin, për të cilin thotë se gëzon respekt, dhe për hir të kësaj, nuk do të krijonin situata të tilla.

“Kjo eksperiencë nuk më takon mua por Semit dhe Donaldit dhe ata jane të lirë të sillen e ta shfrytezojnë si e të duan. Di të them që ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, prej meje! Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shume se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër, edhe pse prej kohesh nuk jemi bashkë unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njeri-tjetrin dhe nuk do krijonim asnjëherë situata të tilla. E shoh thjesht mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin! Kaq!”

Moderatorja përfundon duke kërkuar të mos ekzagjerohet, e aq më tepër të shpifet lidhur me këtë temë, e lodhur nga titujt në media për këtë situatë.

5EBC46FF B478 4FE2 961B 6530FBFC0AE1

8187B3CE 3C0F 4E5A A48D 0DFF9476BF1A 38C3455A 9F7C 4D5B B7D9 86D3E13119CD

Të ngjashme