Kryefjala Logo

Edi i Perputhen i hap zemren Mikeles: Me mire te kisha vdekur!

14 Tetor, 2021 | 7:33 pm

Diten e sotme Eduardi ka qene ne nje takim me Mikelen, ku si rrallehere i ka hapur zemren dhe ka folur per jeten e tij personale.

Ai e ka “prezantuar” edhe me familjen e vet në Zvicër, ndonëse virtualisht. Ata kanë komunikuar me videokamnerë me familjarët, dhe Mikela ka parë edhe vëllain e konkurrentit, të sapoardhur në jetë.

Gjatë bisedës, Mikela e ka pyetur Eduardin për ndonjë moment të vështirë në jetën e tij, dhe ai ndonëse i rezervuar, tregoi se kishte patur një periudhë shumë të keqe, kur ai kishte qenë midis moshës 13 dhe 16 vjeç.

Krejtësisht ndryshe nga ç’kemi parë deri tani, ai u përlot dhe mes emocionesh tha: “Më mirë të kisha vdekur në ato vite”, pa dashur të tregonte më shumë.

Edhe pse Mikela këmbënguli, ai i kërkoi falje, duke mos patur mundësi të fliste, dhe ajo pjesë e takimit u mbyll me një përqafim.

Të ngjashme