Kryefjala Logo

Pas deklarates bullizuese te Albi Nakos, reagon Ilda Bejleri, prezantuesja e “T’ka mami yll”

12 Tetor, 2021 | 9:43 pm

Rrjeti eshte kthyer serish kunder Albi Nakos ne nje prej deklaratave bullizuese qe ai ka dhene në “Të ka mami yll”, një format ku fëmijë nga moshat 10-15 vjec konkurojnë përballë një jurie ku bën pjesë dhe Nako, ky i fundit ka ironizuar një prej vogëlusheve për shëndetin e tepërt duke bërë komente bullizuese.

“Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”- e pyeti Albi Nako vajzën e cila përgjigjet: “Të kërcej.” Por, Albi vijon sërish duke insistuar: “E sigurt?” E më pas e pyet se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet.

Në këtë moment të sikletshëm për vajzën u bë pjesë dhe anëtarja tjetër e jurisë Eriona Rusi e cila e vuri vajzën në një dilemë të vështirë duke e pyetur nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.

Reagimet kane qene te shumta ne rrjet, pak minuta me pare prezantuesja e “T’ka mami yll”, Ilda Bejleri ka bere reagimin e saj.
Ajo ka publikuar nje postim me vogelushen ne Insta Story dhe perbri shkruan:

”Une di te them qe kete yllin ketu do ta kem bashkeprezantuese. Edhe pse kemi te perbashket qe na pelqen te hame gjerat qe duam ne perseri endrrat tona do ti cojme deri ne fund”.

Ky eshte reagimi i pare nga nje pjestar i produksionit dhe si gjithmone Ilda nje personazh mjaft  i dashur pergjigjet gjithmone me pozitivitet.

D13781E5 D2EB 476A 952B 042271CC3040

Të ngjashme