Kryefjala Logo

Gjyshja e Ajola Xoxe godet serish? Si justifikohet fustani 2700 dollare ne premieren e Operas?

23 Shtator, 2021 | 2:38 pm

Pak kohe me pare veshja e Ajolq Xoxa eshte bere teme diskutimi duke patur parasysh shifrat e larta qe ajo shpezonte. Asokohe ajo tha se nuk i kishte veshjet origjinale por gjyshja e saj ja qepte njelloj si ato. Teksa eshte shfaqur e veshur me një fustan të “Dolce & Gabbana” që kushtonte rreth 2 mijë dollarë, më saktë 1985. Vetë Xoxa deklaroi se ia kishte qepur gjyshja. E mesa duket gjyshja ka goditur serish me nje super veshje ne inagurimin e TOB.

Ajola Xoxa është fotografuar teksa parakalon në tapetin e kuq, veshur me një fustan të zi e me një dantellë të tejdukshme tek supet. Fustani është i markës ‘Oscar de la Renta’ dhe është kapur me ofertë nga gruaja e kryebashkiakut të Tiranës, e cila sipas çmimit që mban fustani në faqen zyrtare, ka paguar 2 mijë e 759 dollarë.

Nga të dhënat e lëna nga vetë shtëpia e modës, bëhet me dije se fustani më herët ka qenë afro 7 mijë dollarë (6 mijë e 990), por tashmë gjendet dhe me ulje, më shumë se 50 përqind. Nuk dimë të themi nëse zonja e Veliajt ka përfituar nga oferta dhe e ka marrë me ulje veshjen e markës luksoze apo e ka porositur më herët kur ka pasur çmimin zyrtar, 6 mijë e 990 dollarë.

WhatsApp Image 2021 09 22 at 13.46.55

Të ngjashme