Showbiz
2023 nis me dashuri për Feron dhe Arbenitën…
1 muaj më parë


U tha që janë ndarë, por Fero dhe Arbenita na kanë surprizuar të githëve me një foto së bashku. Dyshja janë parë shumë më të dashuruar se kurrë dhe madje duke u puthur në rrjetet sociale.
Ka qenë Arbenita ajo që ka postuar këtë foto në rrjetet sociale ku shfaqet në krahët e partnerit të saj më e dashuruar se kurrë.
Shkak për “ndarjen” e tyre u bë një video e cila më pas u fshi me shpejtësi. Modelja realizoi trendin viral të Neymar në TikTok, ku teksa bënte lëvizjen e Neymar me duar ka shfaqur edhe një mesazh që futbollisti i njohur i ka dërguar në Instagramin e saj.
Fill pas kësaj u vu re që dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale, por mesa duket gjërat mes tyre kanë nisur mbarë në këtë vit të ri.