Kryefjala Logo

2 janë më mirë se 1, artistët që i rikthehen njëri-tjetrit…

6 muaj më parë

“Kaje” është kënga më e re nga Dafina Zeqiri dhe Yll Limani të cilët rikthehen përsëri me një bashkëpunim të tyre. Vite më parë ata kanë publikuar duetin e tyre të parë “Mos Shko”.

Por nuk janë vetëm këta të dy që riktheheb herë pas here në art. Kemi dhe shembullin e Elvana Gjatës me Capital T madje me tre të tilla. “Lejla”, “Fustani” dhe “Flakë”.

Xhensila dhe Ardian Bujupi janë një tjetër histori rikthimi e suksesshme, fillimisht me hitin “Cika -Cika” dhe më pas me “Panoramën”.

Tek Lumi B dhe Ledri na ka humbur numërimi… Por tek Ledri dhe Dafina jo sepse ata janë dy artistë që kanë një kimi të frikshme artistike dhe numërojnë plot tre këngë sëbashku.

 

Të ngjashme