Showbiz
Ronela Hajati flet per here te pare per momentet me te veshtira ne jeten e saj: Nuk dija as si te ecja, jo me te shfaqesha ne publik!
22 Qershor, 2021 | 10:50 am
Kengetarja e njohur Ronela Hajati terheq vemendjen me “cmendurine” e saj, por duket se thelle brenda vetes jo cdo gje eshte mire.
E ftuar ne Rtv Dukagjini, Ronela ka rrefyer per dy momentet me te veshtira te jetes se saj, sidomos te 2020-tes pavaresisht se nuk eshte ndalur ne gjera specifike.
“Unë jam e fortë. Kam kaluar momente që njerëzit nuk i dinë as edhe nuk do i dinë ndonjëherë. Kam qenë aq keq sa kam thënë si do ec jo më si do shfaqem, por përsëri kam dalë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Viti 2020 edhe vazhdimi i 2021, mund të them që 2020 dhe 2015 kanë qenë vite të tmerrshme për mua. Jo vetëm nga fakti i pandemisë, por nga shumë gjëra që ndonjëherë të tronditet jeta dhe ti nuk e pret fare. Gati e tillë po vazhdon por, të kemi shëndet kjo ka rëndësi. Është e vetmja gjë që unë i lutem zotit, nëse unë kam shëndet i bëj të gjitha. Të gjithë duhet të luten para që të flenë që të kenë shëndet, se nuk ka si jeta. E tillë është jeta, arrin një moment kur thua nuk ke çfarë bën dhe do vazhdosh do e shtysh”, tha Ronela.