Per’puthen si Kafazi i arte “terbon” adoleshentet. Ne Elbasan Olsa Muhameti dhe Mevlani priten si Silvana dhe Alban Rexha

2 vite më parë

Kafazi i Arte ka qene reality show i pare ne Shqiperi qe tregoi para kamerave jeten e njerezve te panjohur. Perzjerje gjeografike, moshe dhe arsimimi Kafazi i arte kujtohet per bisedat pa nivel , bullizimit dhe fjaleve te pista orar pa orar. Megjithate Kafazi i arte u shnderrua ne emisionin ku njerezit pa arsim dhe kuluture shikonin ne rastin me te madh te ngjashmit e tyre. Suksesi dhe jehona ne publik njesoj si Per’puthen ne sezonin e dyte, ku gjithçka degjeneroi nga nje emision dashurie ne sherr, perplasje, sharje dhe mungese totale etike. Ashtu si personazhi Alban Rexha ne Kafazin e arte edhe tek Per’puthen konkurentet kaluan tek muzika duke u shnderruar ne pseudo kengetare qesharake ku me shume se kenge paraqesin parodi.
Dikur nga Kafazi i arte Alban Rexha dhe Silvana Bushati pas daljes nga shtepia priteshin me brohorima dhe duartrokitje kudo qe shkonin. Njerezit mbushnin sheshet dhe shperthenin ne foto e autografe.
Kjo histori eshte perseritur keto dite me personazhet e Per’puthen serish. Ashtu si per Alban Rexhen dhe Silvanen adoleshentet jane “çmendur” nga Olsa Muhameti, Mevlani dhe te tjere nga ky emision qe ka filluar te beje nje tur neper Shqiperi.
Perputhen ndalon neper qytete ku takohen me te rinjte dhe bejne audicione. Se fundmi autorja Olsa Muhameti, moderatorja Bora Zemani, opinionisti Arjan Konomi dhe ish konkurrenti Mevlan Shaba kane qene ne Elbasan. Ata jane pritur nga nje turme e madhe te cilet i kane bllokuar mes brohorimave dhe duartrokitjeve.
Pra Perputhen na ka rikthyer serish vite para ne kohe.
Te rinjte ndjekin shembuj qe i kane afer vetes dhe teksa sheh kete pamje kupton se te njejten situate e kemi pare ne Kohen e Kafazi i Arte.

Të ngjashme