Showbiz
Perfaqesoi Zvicren ne Eurovizion, ja ne cilin emision shqiptar e kemi pare Gjonin 11 vite me pare!
23 Maj, 2021 | 2:24 pm
Gjon Muharremaj është emri i djaloshit 22 vjeçar që perfaqesoiZvicrën në Eurovision këtë vit me kengen “Tout l’univers” dhe u rendit ne vendin e trete ne finale.
Ai është me prejardhje shqiptare, me prindër nga Kosova dhe Shqipëria, por që është rritur në Zvicër.
Emri i tij artistik “Gjon’s tears” (Lotët e Gjonit) është një përvojë nga fëmijëria e tij, ku si nëntë vjeçar, ai e emocionoi gjyshin e tij dhe e bëri të qajë nga emocionet, me një performancë me këngën e Elvis Presley ‘Can’t help falling in love’. Ishte gjyshi i tij që e shtyu atë të merrte pjesë në Albanian Got Talent në vitin 2011, ku dhe mori vendin e tretë. Një vit më pas, ai mori pjesë në The Greatest Swiss Talent, ku u eliminua në gjysmëfinale.
Mbremjen e djeshme producenti Benet Kaci ka bere nje postim per Gjonin, ku shkruan:
”Gjon sa shume emocione na dhe sonte. Ti je bere artist i vertete dhe perfaqesove shtetin e Zvicres ne Eurosong por une te kujtoj keshtu kur u takuam per here te pare ne vitin 2010 ne Tirane ne Got Talent. Krenar per ty”.