1 Prilli i vështirë. Mamaja e Greta Koçit dhe qeni pitbull kanë një problem

12 muaj më parë

Kur ishim të vegjël nga përralla e “Pinokut”,prindërit ose mësuesit na mësonin se kush gënjen i rritet hunda.

Në rastin e Greta Koçi-t nuk i rritet asaj hunda por tensioni i mamasë së saj prej rrengut që vajza i kishte përgatitur.

Gjatë një telefonate me video nënë dhe bijë,Greta i jep lajmin (e rreme) të jëmës se ka marrë një qen në shtëpi.

Reagimi i mamasë është epik,shumë komik dhe i ngjashëm me refrenin e pothuajse çdo nëne shqiptare.

“Sot në mëngjes kam marrë një qen”-thotë Greta
“Seriozisht e ke?Po më jepke lajm të mirë për qen ti mua”?-ja kthen e jëma
Dhe vazhdon me:”Po për ça e doje? Për ça e doje që mos të vija unë aty se me qent ti e di që nuk i duroj dot”

Dhe më e bukura vjen kur Greta i thotë se qeni që ka marrë nuk është i vogël dhe të lëshojë qime si i Enit(këngëtarja tjetër dhe motra e Greta Koçit) por ka marrë një qen Pitbull që nuk ka qime.

“Pitbull??U të raftë pika të raftë dhe më keq akoma”! dëgjohet të thotë mamaja e Gretës dhe të gjithëve na kujtoi fjalinë e famshme që fshihet pas çdo mamaje shqiptare kur i kërkonim për ditëlindje një këlysh.

Ndiqni videon më poshtë për shumë të qeshura:

Të ngjashme