Kryefjala Logo

Të shikoj BB VIP, apo më mirë po marr një sy gjumë!

9 Shkurt, 2022 | 11:41 am

Të gjithë ne u afeksionuam pas BB VIP, madje nuk flinim pa mbaruar spektakli. Ngjarjet e dinamikat na kanë mbajtur lidhur për muaj të tërë. Deri këtu çdo gjë në rregull le ta pranojmë që u kthye në një sensacion. Por duket se zgjatja e finales ishte pak e tepërt.

Jo për ne, se ne papunë jemi prap me atë do merremi, por për produksionin.

Po përpiqen të nxjerrin dhjam nga pleshti, po u kthehen debateve të 97-tës, vetëm e vetëm që të mbushin ato orët e spektaklit. Kontenti një gropë thithëse, pa matetriale pa dinamikë, thjesht fjalë pazari e sherre taksixhinjsh.

Spektakli I djeshëm: I mërzitshëm, I mërzitshëm, shumë I mërzitshëm… Dilema në kokën time të vazhdoj të lodh trurin me të bërtiturat e ktyre apo t’ja marr një sy gjumë. Dhe ashtu bëra! Mora një sy gjumë për të vazhduar jetën sot. Në fund të fundit ata e kapën nga një punë e nga një shtëpi, po me mua ç’do të ndodhë?!

Lereni fare, po marrë prap një sy gjumë…

Të ngjashme