Kryefjala Logo

Po c’faj ka Beatrix? A ke qene ti ndonjehere nje Beatrix?!

3 Dhjetor, 2021 | 11:56 am

Gjithmone kur ne nje marredhenie te pakonsoliduar shfaqet nje tjeter person fajin e ka ajo. Kur ish-i jot njeh dike tjeter: ajo eshte kurva, ajo ta mori, ajo te beri gjemen! Por po te mendoni kthjellet, nuk e ka fajin ajo!

Fajin e ka ai qe bredh lule me lule, qe pa mbyllur nje histori kerkon te krijoje nje tjeter. Trixa nuk ka faj, Trixa kemi qene edhe ne teksa ndoshta dhe padashur i jemi futur ne pjese dikujt tjeter, ose edhe nuk quhet e futur ne mes kur ajo histori ka mbaruar.

C’faj ka Trixa qe ai do te beje drama, qe s’ndan mendjen. Ajo shpreh pelqim por eshte nje viktime ne fund. Viktime e egos mashkullore qe do te kete cdo vajze qe shikon. Mund te jete edhe e perdorura se kot nuk thone:

Per inat te vjehrres fjeta me mullixhiun. E ne fund e lenduara prap do dal ajo, e dini pse?

Sepse keto historite e shpejta pas nje lidhje shumevjecare nuk kane asnjehere fund te lumtur.

Të ngjashme