Kryefjala Logo

A duhet te hyje Beatriksa te takohet me Donaldin ne BB VIP?

13 Shkurt, 2022 | 10:10 pm

Te premten e kaluar Beatrix ka refuzuar ftesen qe te takohej me Donaldin, pas batutave qe ai beri ne lidhje me Boren me Ermalin dhe Salsanon.

Kjo gje qartazi e ka merzitur shume Donaldin, i cili ka qe prej asaj dite qe e permend. Por a duhej te takohej Trixa me Donaldin? Po, duhet te hynte te darkonte me te dhe te tregonte qe eshte nje vajze e pjekur. Nje vajze qe nuk e le te dashurin ne balte kur ai ka nevoje (ne prag finaleje), duhej te tregohej e matur dhe ti tregonte se ajo ishte aty, pavaresisht batutave te bukura apo te shemtuara. Pastaj c’faj ka Donaldi kur dikush permend Boren?

Trixa ka vepruar si nje vajze kapricoze, qe arratiset vetem per tu perkedhelur, por jo se ka shkak. Nje e dashur e kuptueshme adhurohet me shume, e cila duhet ta mbaje te terhequr pas vetes, por Trixa nuk e beri dhe sapo leshoi Donaldin me duart e saj.

Nese e do ate djale, po tani eshte momenti te rregulloje gjithe katrahurin qe kurdisi pa arsye! Duhet te shkoje, ta takoje nese do ti jape nje mundesi atij dhe marredhenies se tyre. Nese nuk e do kete mundesi, atehere le te mbledh valixhet e te arratiset serish.

Por te mos harroje: nje dite do te rikthehet e perballet serish, sado larg te vrapoje…

Të ngjashme