Kryefjala Logo

Rama i leshoi kërcënime nga Zonë e Lirë. Çfarë ndodhi më pas me pronarin e TV Klan?

11 Tetor, 2021 | 4:36 pm

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan. Temat kryesore që u diskutuan mids Ramës dhe moderatorit Arjan Cani ishin mbi krizat e rritjes së cmimeve që u paralajmëruan nga kryeministri 1 javë më parë.

Kur në bisedë hyri një prej organizatorëve të protestës kundër rritjes së cmimeve, Rama u shpreh se po e shijonte debatin. Në kohën kur minutat televizive për vizitën e Kryeministrit po mbaronin, ky i fundit tha se nuk do të largohet dhe se kërkon që biseda të vazhdojë përtej kohës së parashikuar.

“Sandër, regjimi vendos që djali do flasi deri në fund. Nëqoftësë Aleksandër Frangaj vendos të na mbylle gojën le të heqi dritat” – i tha Rama pronarit të televizionit Klan duke shkaktuar të qeshura në studio. Kjo mënyrë e të drejtuarit në komunikim, nënkupton që në mes ka shumë konfidenca.

Në aparencë sjellja e Kryeministrit shqiptar ndaj mediave dhe pronarëve ngjason me një “luftë të ftohtë”, ku Rama duket i trajton këto njerëz me dorë të rëndë, në të vërtetë faktet flasin ndryshe.

Prapa kamerave Edi Rama gëzon një marrëdhënie shumë miqësore me drejtuesit mediatik, ata bisedojnë në dreka dhe darka duke qeshur dhe duke lënë “inatet” në momentet kur ndizen kamerat.

Qeveria e Ramës prej vitesh favorizon pronar të mediave të ndryshme, me tendera në cdo sektor ekonomik, duke dhënë leje për ndërtim e shumë mundësi që arkat e tyre të mbushen me miliona lek të fituara me servilizëm.

E gjithë kjo “dashuri intime” dhe “urrejtje publike” që është ndërtuar midis kryeministrit dhe kësaj kategoria sipërmarrësish, janë pjesë e një simbioze shumë frytëdhënëse deri më tani.

Rama në rolin e “Kumbarit” bën ndere për të kërkuar ndere. Nëpërmjet varësisë që krerët e televizioneve kanë krijuar, Rama i përdor ato si mjete të sofistikuara të gjobvënies dhe arritjes së qëllimeve personale.

Ndaj dhe “Zonë e Lirë” dhe cdo emision që Rama ftohet sa herë që ndodhet në krizë politike, nuk janë asgjë tjetër vecse “armortizatori” i kritikave të popullit ndaj tij. Një mënyrë shpërqëndrimi që përsëritet sa herë që Kryeministri zihet ngusht në dështimet e tij dhe shndërrohet në një “Showman”./Kryefjala.com

AC860E64 46F5 4395 984F 07722EC31590

Të ngjashme