Kryefjala Logo

“Kam frike te njoh njerez!”

22 Qershor, 2021 | 9:55 am

Teksa isha tek tek te 20-tat enderroja se si do te kisha krijuar familjen time kur te isha 25 vjec.

Do te kisha mbaruar shkollen, do te beja punen qe doja dhe do te kisha krijuar nje familje te vogel e me shume dashuri brenda. Por tani qe jam ne te 25-tat KAM FRIKE TE NJOH NJEREZ!

Ai i dashuri qe thura endrra vitet e adoleshences iku me rinine. Ai i dashuri qe nuk e doja por isha komode dhe e qet, iku sepse turbulloi rrjedhen. Ai i dashuri qe nuk u be kurre i dashur prej kapricove te tij iken e vjen por as vet nuk e di cfare do, keshtu qe le ta quajme te ikur… Disa here e ngatrrova jeten per faj te tyre e disa here per fajin tim, prandaj tani kam frike te njoh njerez te rinj.

Kam frike te njoh nje tjeter genjeshtar, nje tjeter manipulues, nje tjeter xheloz, nje tjeter te paqendrueshem, nje tjeter, nje tjeter, nje tjeter… nuk jam gati qe te njoh askend sepse cdo histori me duket e perseritur, jam e lodhur nga ata qe ti ben maksimumin e thjesht kupton qe ke harxhuar energji dhe vite kot.

Ndonse kaq e lodhur serish kur ve koken ne jastek, mendoj se kush do te jete ai i verteti qe do te me rrembeje zemren por serish me kap frika dhe i dorezohem gjumit.

Endrra per familje ne te 25-tat iku bashke me ta sepse tani kam frike te njoh njerez!

Nga Anna Leshi

Të ngjashme