Lifestyle
Zonja harroi çantën në autobus me brenda 18 mijë euro!
16 Qershor, 2021 | 8:29 am
Në shikim të parë dukej si çanta e një gruaje normale e harruar në autobus, por brenda saj fshiheshin 18 mijë euro para të gatshme.
Një pasagjer, para se të zbriste, i tregoi shoferit se çanta e një gruaje ishte harruar në një nga vendet. Duke ndjekur procedurën normale për sendet e humbura dhe të gjetura në bord, shoferi hapi çantën duke kërkuar dokumentet e pronarit në portofol ku pa dhe shumën e parave.
Pas disa minutash shoferi u thirr nga dhoma e kontrollit ku pronari i çantës së humbur u paraqit i dëshpëruar. Ishte një 60 vjeçare me origjinë nga Evropa Lindore.
Si shpërblim për shoferin, gruaja dorëzoi 50 euro.