Lifestyle
Zonat e trupit ku struket stresi i ditës
15 Maj, 2022 | 11:47 am
Stresi shfaqet në forma të ndryshme në trup dhe shpesh i identifikojmë me probleme të zakonshme të shëndetit si këto më poshtë që kemi renditur për ju:
1-Dhimbje koke
Dhimbja e kokës tregon se ju mendoni se i keni gjërat jashtë kontrollit.
Ju bëni mirë të mësoheni se gjërat ndonjëherë mund të mos shkojnë sipas planit.
2-Dhimbje në kraharor
Kjo dhimbje tregon se nuk ndjeheni mirë nga ana emocionale.
Bëni mirë të qetësoheni nga situatat e kohëve të fundit.
3-Nuk flini dot gjumë
Nëse haseni me ndryshime në jetën tuaj si ndryshimi i shtëpisë apo i vendit të punës etj, do të keni probleme të shumta me gjumin.
4-Ju mungon fryma
Një shenjë e qartë se stresi po dominon mendjen dhe trupin tuaj.
5-Dhimbje qafe dhe shpatullash
Kjo dhimbje do të thotë se nuk duhet të mbani më shumë përgjegjësi seç duhet dhe bëni mirë të kërkoni ndihmë.