Kryefjala Logo

Zbuloni si mbyllet muaji shtator me astrologun Paolo Fox

30 Shtator, 2022 | 10:40 am

Dashi-Në dashuri do të ishte më mirë të mos shqetësoheshit dhe t’i bëni gjërat me qetësi dhe kthjelltësi maksimale.
Në punë keni aleatë Jupiterin , ndaj mos u shqetësoni.

Demi-Në dashuri kushtojini vëmendje fundjavës sepse do të ketë polemika.
Në punë ka ndryshime por do të jenë pozitive.

Binjakët-Hëna është përballë dhe krijon disa shqetësime në lidhje.
Lajme interesante do të vijnë në punë nga mesi i muajit të ri.

Gaforrja-Në dashuri është një moment kontrolli i ndjenjave dhe forcës së marrëdhënies.
Në punë keni pak sforco për të bërë por do arrini të përfundoni gjithçka.

Luani-Në dashuri gjithçka po shkon mirë dhe në punë bonusi juaj është afër.
Në një kohë shumë të shkurtër do të keni të gjitha kënaqësitë që meritoni.

Virgjëresha-Në dashuri fati është në anën tuaj kështu që nëse jeni beqarë do të keni mundësi të takoni dikë të veçantë.
Në punë duhet të bëni zgjedhje jo të lehta.

Peshorja-Hëna ju jep një lajm kaq të mirë në frontin sentimental sa do gëzoheni pa masë.
Në punë keni projekte të këndshme për të zhvilluar me dikë nga Shigjetari.

Akrepi-Venusi së shpejti do të jetë aleati juaj prandaj qëndroni pozitivë për dashurinë.
Në punë do t’ju duhet të filloni nga e para, dhe në fakt është më mirë kështu.

Shigjetari-Shtatori nisi me pak krizë në dashuri por tashmë ka filluar të përmirësohet.
Në punë bëni plane për të ardhmen.

Bricjapi-Në dashuri ruani qetësinë maksimale edhe sepse kjo është ende një kohë .
Edhe në punë ka rrëmujë por ju duhet të zgjidhni anën tuaj.

Ujori-Planetë të ndryshëm janë në anën tuaj prandaj dashuria do t’ju buzëqeshë. Në punë mos jini të pamatur në përgjigjen ndaj kolegëve por tregohuni më diplomatik.

Peshqit-Me Venusin që nuk është më përballë qetësia do të rikthehet në çift.
Në punë ka pak nervozizëm por me angazhimin e duhur gjithçka do zgjidhet.

Të ngjashme