Lifestyle
Zbulojmë me astrologun Paolo Fox surprizat e së hënës
17 Prill, 2023 | 10:33 am
Dashi-Një ndikim i këndshëm hënor ju bën veçanërisht pozitiv sot dhe dashuria do të përfitojë gjithashtu. Në punë ju pret një kënaqësi e madhe.
Demi-Sot jeni pak i dobët, sidomos në marrëdhëniet romantike. Për sa i përket punës, do t’ju duhet të nxirrni në pah të gjitha aftësitë tuaja drejtuese.
Binjakët-Ditë e bukur për dashurinë që më në fund kthehet për t’ju dhënë emocione të forta. Prisni ndryshime të mëdha në punë por mos kini frikë prej tyre.
Gaforrja-Bëni kujdes sot sepse për shkak të Jupiterit dhe Mërkurit jo tamam të favorshme sot, sidomos në punë, nuk do të jetë e lehtë. Stresi po rritet shumë, por kujdes mos e derdhni edhe në dashuri.
Luani-Kujdes sot sepse përballja me Marsin ju bën pak nervoz dhe sjell disa keqkuptime në dashuri.
Në punë ka një shqetësim të fortë për aspektin financiar por shumë shpejt do përmirësohet ndaj mos e humbni motivimin.
Virgjëresha-Sot jeni të ngarkuar dhe plot energji. Puna do ju shohë krijues dhe të etur për t’i treguar të gjithëve vlerën tuaj, madje edhe në dashuri gjërat duket se po shkojnë shumë mirë.
Peshorja-Bëni kujdes sepse puna sot do ju bëjë veçanërisht nervozë. Grindje të mundshme me kolegët. Sa i përket dashurisë, emocionet do jenë të forta.
Akrepi-Kjo ditë ju sheh shumë energjikë dhe të etur për të kaluar momente të mira me të dashurin tuaj. Një fazë qetësie dhe ekuilibri mbërrin në punë.
Shigjetari-Kjo e hënë nis me një shtytje të bukur planetare. Në dashuri ka qetësi dhe dëshirë për të dashuruar, vetëm kujdes mos i hidhni sytë nga një person i tretë. Në punë është një moment suksesi.
Bricjapi-Ndikimi i Jupiterit është i bukur, i cili sjell pak qetësi në jetën tuaj. Në dashuri favorizohen takimet e reja dhe në punë ka ardhur momenti i rilindjes.
Ujori-Mirë për beqarët që do të mund të bëjnë takime interesante sot. Për sa i përket punës, ka mundësi të reja për rritje.
Peshqit-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse Afërdita sot është pak keq. Në punë po ecën më mirë se javët e fundit dhe në aspektin financiar po përfiton gjithashtu.