Lifestyle
Yjet vijnë tek ju vetëm me parashikimet e astrologut Paolo Fox
13 Tetor, 2022 | 10:45 am
Dashi-Do të jetë vështirë nëse një histori është në krizë prej disa kohësh ndaj duhet të jeni të kujdesshëm.
Në situatën aktuale të punës do të jetë e lehtë të tregoheni të shkathët.
Demi-Nuk mund të shqetësoheni gjithmonë për ndjenjat,ju duhet të përjetoni emocione më të qeta.
Edhe një herë në punë nevoja është të flasësh.
Binjakët-Historitë e reja të dashurisë fillojnë me njëfarë konfuzioni por kjo ditë sjell burime të mira.
Ju mund të pranoni të bëni një punë ndryshe nga e kaluara.
Gaforrja-Ju dëshironi shpjegime në dashuri, por nëse tregoni durim është më mirë.
Jeni nervoz dhe kjo duket edhe në punë.
Luani-Në këtë ditë dëshironi të përjetoni ndjesi të veçanta.
Shumëkujt i është dashur të kalojë një periudhë bllokimi në punë, për fat shenja juaj është e fortë.
Virgjëresha-Sot është një ditë e qetë, por jo plotësisht e padobishme.
Pasiguritë e vjetra mund të kthehen në dashuri.
Peshorja-Dashuria kthehet protagonist në jetën tuaj edhe nëse ka pasur një ndarje. Në punë gjithçka mund të shkojë mirë me durimin që kërkojnë.
Akrepi-Hëna është shumë afër jush dhe është një shenjë e shkëlqyer për ndjenjat. Rivlerësimi për punën është gjithmonë i mundur, mendoni me kujdes për të.
Shigjetari-Situata përmirësohet për marrëdhëniet dhe do keni diçka që gjithmonë keni dashur.
Fat për ata që kanë një biznes të pavarur në tregti.
Bricjapi-Nëse diçka nuk funksionon në çift, duhet të flisni dhe mos e shtyni për nesër. Situatat mund të duken të vështira në punë, por ato duhet të trajtohen në mënyrë më të vazhdueshme.
Ujori-Hëna është e favorshme dhe kjo çon në një përmirësim në të gjitha situatat e dashurisë.
Sot do ju duhet të rregulloni gabimet që kanë bërë disa kolegë.
Peshqit-Një ditë e lodhshme, por mos u dëshpëroni, do të përmirësohet vonë në mbrëmje.
Ju do të duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme për karrierën tuaj.