Lifestyle
Yjet vijnë shumë pranë jush falë parashikimeve të astrologut Paolo Fox
13 Korrik, 2022 | 12:39 pm

Dashi-Duhet ta lini veten të dashuroheni sepse yjet po ju mbështesin. Në punë, është koha për të bërë një hap cilësor.
Demi-Në këtë periudhë keni një dëshirë të madhe për të gjetur dashurinë. Në punë mund të ketë probleme me kolegët por është më mirë të reagoni dhe të mos mbingarkoheni nga ngjarjet.
Binjakët-Ruani qetësinë sot në dashuri pasi mund të ketë jo pak nervozizëm. Në punë mos u futni në debate të panevojshme pasi vetëm sa do ju prishin humorin.
Gaforrja-Në dashuri jeni në një fazë disi statike por nesër do të jetë pak më mirë. Ka promovime të mira në punë.
Luani-Në dashuri duket se u mungojnë pak emocionet, por do të ketë kohë për t’u rikuperuar. Sot në punë do jetë një ditë e bukur dhe plot kënaqësi.
Virgjëresha-Merreni me qetësi sot dhe shfrytëzojeni këtë ditë për të reflektuar. Në punë jeni të lodhur por keni gjithnjë e më pak kohë pushimi për pushimet tuaja.
Peshorja -E bukur kjo ditë për ndjenjat, por duhet të hapeni me njerëzit, sidomos nëse jeni beqarë. Në punë ka disa pengesa të vogla por deri në fund të muajit do të jetë më mirë.
Aktepi-Në dashuri ka pak konfuzion por me pak durim gjithçka do të zgjidhet. Në punë keni mbështetjen e Jupiterit ndaj mos u shqetësoni.
Shigjetari-Është koha të shijoni një relaksim të merituar me partnerin tuaj dhe të largoni stresin në punë.
Bricjapi-Për dashurinë dita e sotme është shumë e bukur edhe nëse pasdite do të ketë një moment të vogël rënieje. Në punë duhet të përveshni mëngët por rezultatet nuk do të vonojnë.
Ujori-Nëse ke diçka për t’i thënë partnerit, bëje nesër sepse sot ka pak nervozizëm në ajër. Jini të durueshëm në punë sepse rezultatet do të vijnë së shpejti.
Peshqit-Nga natyra ju jeni njerëz shumë të pavarur edhe nëse ndonjëherë dëshironi edhe ju pak stabilitet në jetën tuaj private dhe profesionale,duke punuar shumë rezultatet do të vijnë së shpejti.