Yjet janë vendosur në këto pozicione për ju me astrologun Paolo Fox

1 muaj më parë

Dashi-Këto ditë festive ju kanë rimbushur me energji pozitive që mezi prisni t’i hidhni në dashuri.
Në punë merrni këtë periudhë për të mësuar se si të shijoni pak kohë të lirë.

Demi-Këta yje flasin për emocione të bukura ndaj shfrytëzojini për të organizuar diçka të bukur me partnerin tuaj. Në punë ka ardhur koha për të bërë një hop në cilësi.

Binjakët-Këtë ditë duhet t’ia dedikoni relaksit dhe vetes, në mënyrë që edhe dyshimi më i vogël i dashurisë të sqarohet. Në punë, vazhdoni me këtë entuziazëm.

Gaforrja-Në dashuri çdo gjë po shkon mirë ndaj mos bëj paranojë të kotë. Në punë, nxirrni në pah vendosmërinë dhe demonstroni se nga çfarë jeni krijuar.

Luani-Ky është një moment revolucioni nga të gjitha këndvështrimet si sentimentale ashtu edhe punuese.
Ata që janë ende beqarë mund të takojnë një person interesant dhe pse jo, edhe një shpirt binjak.

Virgjëresha-Në dashuri është një moment rishikimi dhe do të mund të kuptoni nëse personi që ju pëlqen është vërtet i dashuruar me ju. Në punë gjithçka po shkon mirë.

Peshorja-Nga pikëpamja profesionale duhet bërë një përpjekje shtesë, sidomos për të mos rënë në vorbullën e negativitetit.
Në punë, mos e humbni besimin tek të tjerët.

Akrepi-Ky është një moment me fat për dashurinë dhe gjithashtu për çështje praktike, përpiquni ta godisni ndërsa hekuri është i nxehtë.

Shigjetari-Kjo ditë është plot emocione edhe pse jo të gjitha pozitive.
Në punë do ketë një mënyrë për tu rikuperuar kështu që tani shijoni pak më shumë ‘pushime’.

Bricjapi-Shijoni këtë moment me fat në dashuri pa menduar shumë për të ardhmen.
Në punë, filloni të bëni plane konkrete.

Ujori-Kjo është një ditë shumë interesante për dashurinë, shfrytëzojeni sa më shumë. Nga pikëpamja e punës, vazhdoni të angazhoheni si gjithmonë dhe kënaqësitë do të vijnë.

Peshqit-Qielli i sotëm flet për dashurinë ndaj kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj.
Në punë do arrini të realizoni ëndrrat tuaja, vazhdoni kështu.

Të ngjashme