Kryefjala Logo

“Wine & Stories”. Nisu për Berat. Vera derdhet lumë, gatimet karakteristike janë gati dhe muzika ka filluar.

21 Tetor, 2022 | 5:24 pm

Wine & Stories of Berat është një festival 3-ditor i i konceptuar për banorët dhe për mysafirët e këtij qyteti. Kryefjala është pija e mirënjohur verës, ushqimet më të famshme të zonës dhe muzikës.
Kjo festë nuk mund të bëhej askund më mirë se në këtë qytet.

Berati njihet si qyteti i vetëm në Shqipëri i cili ka më shumë kantina për prodhimin e verës.
Historia e Beratit është e lashtë sa jeta. Rrugica me gur, shtëpi me dritare që mbështeten tek supi njëra tjetrës sikur të jenë duke dalë foto dhe secila më bukur se tjetra. Sfida e jetesës me klas dhe dinjitet lind nga çdo shtëpi, del ne lagje, qytet, Shqipëri dhe sot bukuritë e arkitektures folk të Beratit, gatimet tradicionale, kostumet dhe mikpritjen e njeh mbarë bota.

E gjitha kjo do të prezantohet para beratasve dhe mysafirëve në datat 21 deri në 23 tetor. Një fundjavë ku asnjë qytet tjetër nuk do të mund të krahasohet me Beratin.
Gjithë krenaritë e qytetit do të përcillen me një gotë verë në dorë nga kantinat lokale dhe ato më të mira në Shqipëri.

Festa nis sot edhe me ushqimin e mrekullueshëm, muzikën nga artistë më të famshëm shqiptarë si dhe historitë mahnitëse tëqytetit të Beratit.
Wine & Stories of Berat vjen dhe do të bëhet traditë për zonën falë idesë punës dhe vizionit të Kryetarit të Bashkisë së Beratit Z.Ervin Demo dhe stafit përkrah tij, si edhe neë bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Bankës Botërore, Ministrisë së Turizmit dhe Ministrisë së Infrastrastruktures.
Në tre ditët e festës në qytetin mijëvjeçar do hapen dyert e shumë aktiviteteve për fëmijë, panair i kantinave më të mira lokale dhe Shqiptare, tur në kantina dhe atraksione të qytetit.

Koncerte maratonë me këngëtarët më në zë të momentit.
Konkurs me somelierë të huaj
Pedonalja e Beratit do të jetë të premten, të shtunën dhe të dielën pasarela e traditës më të mirë shqiptare.

29ACCBE9 A8BC 4312 8530 DEBD50BF39CB

A8A93828 79FE 463A B637 542F4C00EC8C

3121AC94 5013 4BE8 B14B 56106EC9639D

DAE250BB CC7C 46C2 9797 5BDD7F17920B

C9754684 E64C 45EF BDFB EADC647DAF23

Të ngjashme