Kryefjala Logo

Vogue ju prezanton me portretin e trimërisë, Olena Zelenskën

26 Korrik, 2022 | 7:12 pm

Olena Zelenska është kthyer gjithnjë e më shumë drejt diplomacisë së vijës së parë. Ajo udhëtoi në Uashington, në një vizitë jozyrtare dhe u takua me Presidentin Biden, zonjën e parë Jill Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Olena tregoi fotografi të fëmijëve ukrainas që ishin vrarë nga raketat ruse, duke përfshirë edhe një 4-vjeçare me sindromën Down.

1D345150 7E78 4583 B713 3C629444C6E6

Zonja e parë e Ukrainës po drejton një përpjekje për të trajnuar ekspertët e shëndetit mendor dhe për t’u mësuar mësuesesve, farmacistëve, punonjësve socialë dhe oficerëve të policisë, të veprojnë si këshilltarë. “Më pëlqen të jem në prapaskenë, më përshtatet,” ka thënë ajo.

Zelenska është  një grua e drejtpërdrejtë, elegante, një promovuese delikate e stilistëve ukrainas. Një ditë ajo vesh një bluzë mëndafshi me flokët e saj bionde të mbuluara me një topuz të çrregullt. Të nesërmen, vesh xhinse të gjera, atlete të bardha me flokët e lëshuara.

C82D7A91 279B 4DB2 A7CF CC9A917B7638

Para luftës, ajo ishte një avokate për shtresat  veçanërisht për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe punonte për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të luftuar dhunën në familje.

Sot ajo ka një ëndërr të madhe, të darkojë me familjen e saj me Zelenskyy-n në krye.

 

 

Të ngjashme