Kryefjala Logo

Vjeshta e dasmave. Mësoni 5 burimet e stresit për ata që martohen

21 Shtator, 2022 | 12:46 pm

Cilat janë frikërat që turbullojnë mendjen e nuses gjatë përgatitjeve?
Çfarë mendon çifti para hapit të madh?

1-Fustani i nuses
Fustani është krijuar për të nxjerrë në pah figurën tuaj, madje edhe kilogramët e tepërt do të kalojnë pa u vënë re(nëse i keni).
Nëse jeni të shqetësuar se pesha juaj mund të ndryshojë shumë edhe në javët e fundit para dasmës, organizoni një veshje përfundimtare të fustanit shumë afër datës në mënyrë që të mund të bëni prekjet e fundit.

2-Detajet e fundit
A do të përfundojnë me kohë dekorimet? Si të menaxhoni një mysafir që anullon ardhjen në minutën e fundit?
Mësoni të delegoni.
Prania e një organizatori të besuar dasmash, nuk është vetëm një garanci për t’u marrë me organizatorë më të mirë në këtë sektor, por edhe një mbështetje e domosdoshme që do t’ju lejojë të shijoni çdo fazë të ditës tuaj më të bukur.

3-Koha e keqe
Frika më e përhapur është ajo e shiut veçanërisht për ata që martohen në verë dhe e imagjinojnë dasmën e tyre jashtë, me një pritje në park dhe festën që vazhdon deri në orët e para të mëngjesit.
Është e kotë t’ju këshillojmë të kontrolloni parashikimet, e dimë që do të keni shkarkuar aplikacionin në të cilin do të klikoni disa herë në ditë, por plani B është i vetmi shpëtim i vërtetë(mendoni një vemd brenda në rast shiu)

4-Të harrosh diçka
Frika për të harruar diçka është një shkak më se i përhapur i stresit.
Nuk do t’u besoni veshëve por këtu janë të përfshira edhe unazat e martesës dhe buqetat e lëna në shtëpi në tavolinë.
Për këtë ju rekomandojmë që të siguroheni personalisht që gjithçka të jetë aty ku i takon duke telefonuar organizatorët një ditë më parë.

5-Të ftuarit
Ata janë të dashurit tuaj, ata që dëshironi pranë në një ditë kaq të rëndësishme, megjithatë mund të krijojnë ankth para dhe gjatë Ditës së Madhe.”
Nënat apo vjehrrat që janë të pranishëm në jetën e çiftit do të duan të dinë gjithçka dhe të vënë gojën në aspekte të ndryshme duke shkaktuar presion të panevojshëm. Vendosini në vendin e tyre, duke i falënderuar për ndihmën e ofruar, por duke i vënë në dukje se është dasma juaj dhe fjala e fundit është gjithmonë e juaja, edhe në menaxhimin e listës së të ftuarve!

Të ngjashme