Kryefjala Logo

Video/Nga “Tumankuqja” tek “Hajredin Pasha” dhe “Adem Jashari”, muzika popullore mbush festën e doktor Skerdit

2 Tetor, 2023 | 6:40 pm

Pavarësisht viteve të qëndrimit dhe shkollimit në Itali, mjeku Skerdi Faria ka patur gjithmonë të rëndësishme lidhjet me vendin, traditat, zakonet, ushqimin dhe muzikën shqiptare. E me sa duket këtë fakt stafi i tij e di mjaft mirë, ndaj në ditëlindjen e 52-të e kanë surprizuar pikërisht me sjelljen e të gjitha trevave të Shqipërisë brenda festës.

C687D71C CB99 4C00 AEE8 431C2A2FA355

Familja e madhe, siç e cilëson ai stafin e KEIT ka vendosur të sjellë në ditëlindjen e 52-të të doktorit, aromën e të gjithë Shqipërisë.
Një grup valltarësh ka kërcyer nën ritmet e Tumankuqes së Çamërisë, për të vijuar me tej në Shqipërinë e jugut dhe më pas tek vallet e dasmës në Shqipërinë e mesme, ndërkohë që sigurisht nuk munguan as vallja e Kukësit dhe ajo e Gjakovës.

Ndërkohë, bashkë me këngëtarin Altin Sulku, doktori është protagonist teksa këndon këngën e tij të preferuar për malet e Dibrës dhe Hajredin Pashën, apo këngën e Adem Jasharit.
Është vetë doktor Skerdi që ka ndarë në rrjetet sociale edhe një video kolazh nga festa e ditëlindjes, ku bie në sy humori me të cilin kjo video është montuar.

Kujtojmë se për KEIT festa të tilla janë të shpeshta, ndërkohë që tashmë stafi i këtij spitali ditor është rritur dhe ka shkuar në më shumë se 170 persona, të cilët bëhen të gjithë pjesë e festës.
KEIT ka zgjeruar së fundi edhe kapacitetet e tij, me një bllok të ri operator, ku bën pjesë salla e tretë utramoderne dhe 8 shtretër të rinj.
Deri në këto momente doktor Skerdi nuk ka zbuluar shumë nga ky investim i ri, që duket se është i vetmi me të tilla standarde në Shqipëri dhe jo vetëm.

Kujtojmë se me më shumë se 13 vite eksperiencë, spitali ditor KEIT është i vetmi i tillë i liçencuar në vendin tonë dhe numëron më shumë se 15 mijë ndërhyrje estetike të suksseshme nga të gjitha llojet; rimodelim i hundës, veshëve, blefaroplastika, zmadhim i gjoksit dhe rimodelim i vitheve apo edhe reduktimi i dhjamit dhe lifting i lëkurës.

Sjellim në vëmendje se KEIT është spitali më i madh ditor mbi kirurgjinë estetike në të gjithë Europën.

Të ngjashme