Lifestyle
VIDEO/ Macron goditet me shpullë në fytyrë, pamjet që po bëjnë xhiron e botës
2 vite më parë


Presidenti francez Emmanuel Macron u përball me një incident jo fort të këndshëm, ndërsa ishte në Francën jugore. Ai u godit me shpullë në fytyrë nga një qytetar, ndërsa Presidenti ishte duke takuar disa prej tyre.
Forcat e sigurisë së Macron ndërhynë shpejt ndaj agresorit. Dy persona u arrestuan në lidhje me incidentin, raportuan transmetuesit BFM TV dhe radio RMC.
Incidenti ndodhi ndërsa Macron ishte për një vizitë në rajonin e Drome në Francën jug-lindore, ku ai u takua me restoratorë dhe studentë për të folur rreth asaj se si jeta po kthehet në normalitet pas epidemisë COVID-19.
Një video që qarkullon në mediat sociale, ku Macron shihet duke ecur drejt një turme dashamirësish që ishin pas një barriere metali.
Presidenti francez zgjati dorën për të përshëndetur një burrë, me një bluzë të gjelbër, me syze dhe një maskë fytyre.
Burri mund të dëgjohej duke bërtitur “Poshtë Macronia” (“A Bas La Macronie”) dhe më pas ai i dha një shuplakë fytyrës së Macron.
Administrata presidenciale tha se kishte pasur një përpjekje për të goditur Macron, por nuk pranoi të komentonte më tej.