Kryefjala Logo

Vetmia,ky armik i heshtur i njeriut.Çfarë pasojash ka?

21 Mars, 2022 | 1:45 pm

Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut kanë studiuar lidhjen mes marrëdhënieve shoqërore dhe sëmundjeve në secilën fazë të jetës. 

Thuhet se hipertensioni në moshë të madhe ka më shumë gjasa të shkaktohet nga vetmia sesa nga faktorët klinikë të njohur. 

Njerëzit që gëzojnë mbështetjen e të dashurve të tyre kanë më pak shanse për t’u prekur nga sëmundje dhe si rrjedhim do të jetojnë më gjatë.

Nga rezultatet e studimit, mjekët këshillojnë që prindërit duhet të inkurajojnë fëmijët e tyre adoleshentë dhe në moshë të re që të ndërtojnë sa më shumë marrëdhënie shoqërore, pasi kjo është po aq e shëndetshme sa aktiviteti fizik. 

Edhe studime të hershme kanë treguar se njerëzit jetojnë më gjatë kur kanë shumë lidhje shoqërore.

Të ngjashme