Kryefjala Logo

Vetëvlerësimi: Tre sekrete për të mësuar si të doni veten

20 Qershor, 2022 | 1:44 pm

Dashuria për veten do të thotë që në shkallën e prioriteteve, ne jemi në vend të parë.

Do të thotë që kur bën zgjedhje, udhëhiqesh nga ajo që ndjen brenda dhe se të tjerët janë të rëndësishëm, por jo aq të rëndësishëm sa ne.

Ja se çfarë duhet të bëni:

1-Çfarë bëni kur duhet të takoheni me një mik?
Ju krijoni një hapësirë, merrni një moment që të dy të dëgjoni njëri-tjetrin, të kuptoni njëri-tjetrin, të përballeni.
Ju duhet të bëni të njëjtën gjë me veten.
Nëse vërtet dëshironi të mësoni të doni veten, gjeni pak kohë ku do ta shikoni veten, si silleni, çfarë ju pëlqen vërtet dhe kush dëshironi të jeni.

2-Dashuroni trupin tuaj
Nëse vërtet dëshironi ta doni veten, atëherë do t’ju duhet të kaloni drejt e në trup.

Vishni rroba që kanë mbetur shumë gjatë në dollap, krijoni kombinime të reja, angazhohuni që ta shihni veten ashtu siç dëshironi të jeni.

Një grim ndryshe, një model flokësh të pa bërë kurrë, ose ato palë vathë shumë të ndezur do t’ju prezantonin me një mënyrë të re .

3-Jepini vetes dhurata
Ju keni qenë të mirë. Ju bëtë një punë të mirë. Ju jeni duke kaluar një kohë të vështirë,por ju meritoni njohje.

Një eksperiencë, ëmbëlsira juaj e preferuar, një masazh relaksues, një takim i paplanifikuar në parukeri.Jepini vetes një dhuratë!

Të ngjashme