Lifestyle
Vetëvlerësimi tek fëmijët ndërtohet në vegjëli.Çfarë të bëjnë prindërit?
18 Maj, 2022 | 1:42 pm

Nuk është e lehtë të rrisësh një fëmijë dhe derisa të bëhesh vetë prind nuk do ti besosh prindërit e tu.
Shpesh shumica e prindërve mendojnë se dënimi është zgjidhja më e mirë për të disiplinuar një fëmijë por ne ju tregojmë disa këshilla se çfarë duhet të keni parasysh për mos t’i dëmtuar:
1- Nëse një fëmijë nuk ka qëllime të këqija atëherë dënimi është i kotë dhe i pavlerë
Ata duhet të mbështeten dhe të këshillohen.
2- Sugjerimi dhe urdhri! Të sugjerosh dhe të urdhërosh janë dy gjëra të ndryshme,pra kur fëmijët tuaj gabojnë pasi ju i keni këshilluar më parë, atëherë mund të aplikoni urdhrin.
3- Si duhet të jenë ndëshkimet Nuk duhet kurrsesi të jenë emocionale pasi kjo do t’i dëmtonte vetëvlersimin atyre.
4- Jo ndëshkimit në publik
Njësoj si të rriturit edhe fëmijët ofendohen në publik dhe ju shkakton dëm emocinal në tru.
5- Një mënyrë efikase është t’i lajmërosh ata se nëse bëjnë diçka të gabuar do ti ndëshkoni.
6- Nëse ju nuk e dini kush është fajtori nga fëmijët jepuni nga një ndëshkim të gjithëve pa bërë dallime.
7-Asnjëherë mis përdorni fjalë ofenduese ndaj tyre.