Vesi i të kërciturit duart apo qafën ju sjell këto pasoja pas disa vitesh

7 muaj më parë

Çfarë ndodh me nyjet tona kur i kërcasim dhe a është kjo një shenjë e keqe?
Kërcitja e herëpashershme e qafës apo gishtave të dorës supozohej se mund të bëhej shkak për zhvillimin e artrit më vonë.

Ama, në fakt zhurma që dëgjojmë nga nyjet tona ka të ngjarë të jetë për shkak të lëvizjeve të kockave njëra mbi tjetrën.

Kështu, muskujt tendosen duke u bashkangjitur me kockat.
Një grup studiuesish nga Kanadaja përdorën rezonancën magnetike për të hetuar mekanizmat e kërcitjeve të nyjeve.
Ata arritën në përfundimin se kërcitja ndodh si rezultat i formimit të hapësirës në flluskat e lëngut synovial një substancë që gjendet në zgavrat e nyjeve.Ky lëng ka qëndrueshmëri të ngjashme me të bardhën e vezëve dhe funksioni i saj është të reduktojë fërkimet gjatë lëvizjeve të gjymtyrëve.
Donald Unger kurioz për efektet afatgjata të këtyre kërcitjeve, ai deri në moshën 60 vjeç ka kërcitur vetëm gishtat e njërës dorë dhe në fund ka rezultuar se ajo është në gjendje normale, si dora tjetër.

Të ngjashme