Kryefjala Logo

Vërtet çiftet marrin hijen e njëri tjetrit me kohën?

5 Qershor, 2022 | 1:40 pm

Nëse takoni një çift që i ngjan njëri-tjetrit deri në atë pikë sa duket sikur janë vëllezër, dhe jo nga burrë e grua,nuk po gaboni sepse vërtet janë të ngjashëm.

Një studim i ri tregon se të dy partnerët i ngjajnë fizikisht njëri-tjetrit që nga momenti kur zgjedhin njëri-tjetrin dhe jo pas një jete e kaluar së bashku duke ndarë emocione, interesa dhe zakone.

Mësohet se çiftet që ishin martuar për 25 vjet kishin fytyra të ngjashme për shkak të bashkëjetesës së zgjatur,pra një partner përfundoi duke imituar në mënyrë të pavetëdijshme shprehjet e tjetrit duke lëvizur muskujt e fytyrës në një mënyrë të tillë që të shkaktojë linja të ngjashme shprehie që në planin afatgjatë ndryshojnë pamjen e fytyrave të tyre .

Sot,një studim i ri i kryer nga dy studiues në Universitetin Stanford, California e hodhi poshtë këtë teori duke provuar se fytyrat e bashkëshortëve nuk bëhen të ngjashme me kohën, por janë nga fillimi i marrëdhënies., ashtu si karakteristikat, interesat dhe personaliteti.

Të ngjashme