Kryefjala Logo

Verë,diell dhe det. Vajzat do ta bëjnë tualetin ndryshe

14 Maj, 2022 | 2:50 pm

Pavarësisht moshës,të gjitha femrat dëshirojnë të duken të bukura në plazh.
Ato gjejnë me njëra tjetrën mënyra nga më të ndryshmet për tu dukur e bukur dhe ne sot ju vijmë në ndihmë duke ju treguar si të dukeni e bukur në plazh pa nevojën e make up-it

1-Krem nate
Gjatë ditës jemi të ekspozuar ndaj tymit, diellit, ndotjes dhe shumë radikalëve të lirë që e theksojnë lëkurën tonë dhe shkaktojnë plakjen e parakohshme.
Me patjetër duhet të përdorni kremin e natës për rinovimin e lëkurës tuaj duke e bërë atë me ushqyese dhe të mbrojtur.

2-Masazh fytyre
Ky veprim do të shtrëngojë lëkurën tuaj dhe ta bëjë atë të duket më rrezatuese.
Pa harruar gjithashtu se ju bën të ndiheni të lehtësuara nga stresi .
Kinezët përshembull e zbatojnë këtë metodë duke vënë në shënjestër pika specifike të presionit në fytyrë.
Ju këshillojmë të përdorni locion ose vaj kokosi për t’u hidratuar.

3.Dhëmbët
Ato kanë nevojë për mirëmbajtje dhe kujdes.
Ndiqni rregullat e arta si larja e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë me një pastë dhëmbësh të mirë fluoride.
Përdorni gargarë çdo ditë dhe mos harroni ta bëni shplarjen e mirë asnjëherë.
Një buzëqeshje e madhe ju jep
shumë avantazh dhe gjithashtu rrit vetëbesimin tuaj.

Të ngjashme