Kryefjala Logo

Veprimet e përditshme që të gjithë i bëjmë por nuk dimë sa negativisht ndikojnë

23 Shkurt, 2022 | 1:44 pm

1. Ne qëndrojmë gjithmonë ulur
Kur jemi në punë qëndrojmë ulur, shkojmë në shtëpi me makinë ose transport publik dhe ulemi në divan për të parë televizor dhe për të komunikuar me miqtë ‘online’. Duke mos lëvizur, niveli i hormoneve që janë përgjegjëse për lumturinë, ulen.

2. Qëndrojmë gjatë gjithë kohës në ambiente të mbyllura
E dimë që puna në shtëpi, nuk ndikon shumë në lumturinë tonë, por mesa duket, as vendet si kinemaja dhe restorantet nuk luajnë rol në nivelin e lumturisë. Nëse kaloni kohë në ambiente që nuk i njihni apo në natyrë, do ndiheni më mirë dhe vetëbesimi juaj do rritet. Psikologët e quajnë këtë ‘terapia e aventurës’.
3. Nuk i kushtojmë vëmendje gjërave që ndodhin rreth nesh
Marrim shembull 2 vajza duke pastruar shtëpinë. Vajza e parë do të donte të ishte në ndonjë restorant duke kaluar një mbrëmje të ndryshe, ndërsa vajza e dytë thjesht ndihet e lumtur që gjeti pak kohë për të pastruar. Në rastin e parë, vajza do ndihet e lodhur, ndërsa në rastin e dytë vajza do ndihet e relaksuar. Duhet të jetojmë momentin dhe të mos lejojmë frikërat, dëshirat apo pendesat të na ndalojnë.
4. Ne vetëm konsumojmë
Që t’i japim kuptim jetës, nuk duhet vetëm të marrim, por dhe të japim. Edhe dhuratat më të vogla do të bënin dikë të lumtur.
5. Ne izolojmë veten nga njerëzit rreth nesh
Pavarësisht nga mosha, çdo person ka nevojë të bëhet pjesë e një grupi shoqëror. Nuk bëhet fjalë vetëm për personat më të afërm të familjes, por edhe për të njohur njerëz të rinj.

Të ngjashme