Kryefjala Logo

Vëllezërit binjakë të ndarë në lindje,rigjehen si të rritur dhe zbulojnë që kanë bërë jetë indentike

8 Janar, 2024 | 9:11 am

Ky është Jim. Jeton në Ohio, Shtetet e Bashkuara. Prindërit e adoptuan, i thanë gjithashtu se duhet të kishte një binjak. Jim mendon pak për këtë. Ai është i lumtur, gëzon atë që ka. Ai e do detin dhe kafshët, vuan nga dhimbje koke dhe kafshon thonjtë kur është nervoz. I pëlqen të studiojë matematikë, është i tmerrshëm në drejtshkrim. Ai bëhet një i ri energjik, plot miq dhe dëshirë për të bërë gjëra, por ai thjesht nuk mund t’i lërë ato cigare. Martohet me Lindën, bëhet babai i James Allan. Ai divorcohet pak kohë më vonë dhe fillon një jetë të re me Betty-n.

Është viti 1979. Jim është 39 vjeç. Ai flet me gruan e tij për të kaluarën e tij, për birësimin, për binjakun e tij. Papritur ai është kurioz, do të donte ta takonte. Bën disa telefonata, mbledh dokumentet, arrin të gjejë numrin e njëfarë Jim Springer. A ka mundësi që binjaku i tij i ndarë në lindje të ketë të njëjtin emër si ai? Po edhe ai jeton aty pranë, vetëm shtatëdhjetë kilometra i ndajnë. Jim është mosbesues. Ai hidhet në makinë dhe troket në derën e tij.

Dikush që i ngjan atij hap derën. Janë dy pika ujë. Vëllai i tregon për jetën e tij. Jim mendon se është si një film që ai e ka parë tashmë. Të dy vuajnë nga dhimbja e kokës, kafshojnë thonjtë, pinë cigare të së njëjtës markë, ngasin një makinë identike, e duan detin dhe matematikën. Gruaja e parë e të dyve quhet Linda, e dyta gjithashtu ka të njëjtin emër.

Më lejoni ta marr me mend, djali juaj quhet edhe ai James Allan? Jim është i shtangur. Të çmendur, ata jetuan dy jetë identike pa u njohur as me njëri-tjetrin. Ai nuk e di se si është e mundur, por nuk e mendon këtë, ai kënaqet me vëllain e sapogjetur. Jeta e tyre shkon paralel derisa një ditë Jim divorcohet nga Betty dhe kthehet te Linda. Gruaja e vëllait bën shaka për këtë. A duhet të shqetësohem?

Të ngjashme