Kryefjala Logo

Vegjetarianët apo mishngrënësit?Kush ka gjasa të jetojë më gjatë

22 Mars, 2022 | 12:58 pm

Në studimet që përfshijnë binjakët identikë, shkencëtarët kanë vlerësuar se jo më shumë se 30 % e këtij ndikimi vjen nga gjenet tona, që do të thotë se grupi më i madh i faktorëve që kontrollon jetëgjatësinë e një personi, gjendet në mjedisin rreth tyre.

Studimet duket se tregojnë se kufizimi i kalorive mund të rrisë jetëgjatësinë.
Ajo çka ne hamë në krahasim me sasinë që hamë është gjithashtu një temë e nxehtë për të studiuar, dhe konsumi i mishit është vënë shpesh nën mikroskop.
Një studim zbuloi se vegjetarianët kishin më pak të ngjarë të vdisnin nga çfarëdolloj shkaku gjatë periudhës së studimit se sa ngrënësit e mishit.
Dietat pa mish, mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të problemeve shëndetësore si diabeti i Tipit 2, tensioni i lartë dhe madje edhe kanceri.
Por a mund të themi me bindje se shmangia e konsumit të mishit do të rrisë jetëgjatësinë tuaj? Përgjigja e thjeshtë është: ende Jo!
Studimet kanë dëshmuar se njerëzit kanë prirje të raportojnë më pak kalori, dhe të ekzagjerojnë shifrat në rastin e konsumit të ushqimit të shëndetshëm. Pa kontrolluar dietën e grupeve të njerëzve dhe matur se sa kohë jetojnë, është e vështirë të kemi besim absolut tek gjetjet e këtyre studimeve.

Të ngjashme