Kryefjala Logo

Vajzat pa tualet vëmëndje!Po flasim për ju

19 Maj, 2022 | 12:39 pm

Për vajzat që adhurojnë tualetin është mision i pamundur ti bindësh pse nuk duhet të bëjnë make-up çdo ditë.
Por ne kemi listuar disa avantazhe të të qënurit “Ujë dhe sapun”


1•Pa tualet dukeni më të reja në moshë:
Make-up në fytyrën e një vajze të re e bën atë të duket më të madhe nga sa është në moshë.
Do ju pëlqejë kur jeni adoleshente por sa më shumë rriteni aq më shumë rritet dëshira për tu dukur e vogël.


2-Pa tualet dukeni më të ëmbla:
Shumë psikologë tregojnë se një fytyrë pa make-up i ngjall më shumë besim njerëzve dhe duket tepër miqësore.


3-Rritet vetëbesimi:
Na besoni kur ju themi se nëse ju do të hiqnit dorë nga make-up do t’ju ngrihej vetëbesimi sepse do përqafoje natyralitetin tënd.



4•Do të ndiheshit më të lirshme.
Kur kemi vendosur grim është e pamundur që ne të prekim fytyrën ,gjithashtu në verë do ndjesh sikur po të shkrin fytyra por një fytyrë e paster dhe natyrale do të jepte nje ndjesi me të lirë.


5•Lëkura juaj do të ndryshojë.
Poret do të mbyllen dhe lëkura do të forcohet, do të pastrohet nga aknet dhe shenjat e tjera,duhet vetëm që të hidratohet rregullisht.


Të ngjashme